Cilësia e arsimit, Rama marrëveshje me një agjenci britanike

438
Qeveria shqiptare ka lidhur sot një marrëveshje bashkëpunimi me një agjenci britanike për cilësinë e arsimit të Lartë dhe për akreditimin e institucioneve arsimore. Në një takim të organizuar në Kryeministri, kryeministri Edi Rama theksoi se rekord për shtetin shqiptar ka qenë se brenda 20 viteve janë hartuar 7 strategji kombëtare për arsimin, ndonëse sipas tij jo efikase. “Ne kemi thyer dhe një rekord si shtet, kemi arritur të hartojmë 7 strategji kombëtare në 20 vite dhe brenda një mandati qeverisës 2 strategji kombëtare. Nuk mund të presësh nga e gjithë kjo anarki as cilësi dhe aq më pak një proces akreditimi të besueshëm. Procesi i akreditimit ka rezultuar fals”, tha Rama.
Sigal