Presidenti pret artisten 18-vjeçare që tiumfoi në Rusi: Të mbështesim të rinjtë që ngrenë lart Shqipërinë

498
Sigal

Artistja shqiptare Inis Neziri është pritur në Presidencë nga Presidenti i Shqipërisë, pas fitores së madhe në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019” në Rusi

Ilir Meta Kreu i Shtetit vlerësoi 18-vjeçaren dhe dha mbështetjen e tij për talentin shqiptar, ku edhe bëri thirrje që të tillë talente të rinjsh si Inisi, duhet mbështetur nga shteti.

”Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit”.

Kreu i Shtetit gjithmonë ka treguar mbështetje për të gjithë shqiptarët që tregojnë vlera dhe përfaqësojnë vendin denjësisht në arenën ndërkombëtare.

 Ja postimi i plotë

Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”. Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.
E falenderova Inisin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë.