Vangjel Tavo: Populli shqiptar e ka vulosur si ‘non grata’ kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të rilindjes

312
Sigal

“Populli shqiptar e ka vulosur si non grata kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të rilindjes,” shprehet ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo në komunikimin e tij të përjavshëm me video, të cilën tashmë e ka kthyer në një traditë komunikimi.

“Turp miq. Turp dhe dëm i madh. Korrupsioni dhe papunësia në nivele të larta të paprecedenta. Të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli. Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur. Të vjedhim sa të mundim shprehen edhe haptazi nëpër kafene sepse s’do na vijë më kjo ditë.

Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë.

Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.

Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë. Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tone të mrekullueshme,” u shpreh Vangjel Tavo.