Vasili i kundërpërgjigjet Ramës: Ti je një hiçgjë që flet për asgjë, je i mbaruar

572
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat që ai bëri në punimet e sotme parlamentare.

Për Vasilin Edi Rama është një hiçgjë që flet për asgjë.

“Edi Rama ky hiçgjë, që flet për asgjë!!

Sipas këtij kryeministrit hiçgjë në punë,hiçgjë në aftësi,hiçgjë në vizion,hiçgjë në moral dhe hiçgjë në patriotizëm që ja ka nxirë faqen Shqipërisë me grabitjet dhe asgjësimin e shtetit fajin e paska Europa, që nuk pranon të tillë banditë politike si ky.

Ky i mbaruar jep edhe opinione për Europën.

Përderisa kjo Europa është e tillë negative që s’di ç’kërkon përse ky Edi Rama kërkon që të jetë pjesë e saj.

Jo jo ky nuk do Shqipëria të jetë pjesë e Europës,ky punon kundër Shqipërisë 24 orë në ditë.

9 kushtet e Gjermanisë për Edi Ramën janë aty.

Ai nuk e realizon dot ndaj të iki një orë e me parë se po mban peng Shqiperinë.

Megjithatë lexojeni ç’tha sot në landfillin parlament ky i vdekur që flet :

“Sot nuk do futej dot, cilido prej tyre, sot cilido nga vendet që është në BE aktualisht””, deklaron Petrit Vasili.