Kuvendi dërgon në Kushtetuese me shumicë votash mandatin e Kokëdhimës

467
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, kërkesa është miratuar me 106 vota pro. Dy deputetë kanë votuar kundër, ndërsa 4 të tjerë kanë abstenuar. Kuvendi rinis punimet me praninë e opozitës e cila u rikthye në kuvend në momentin e votimit të vendimit për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Koço Kokëdhima për të cilët opozita thotë se kanë përfituar fonde publike në shkelje flagrante të Kushtetutës.

“Kam bërë biznes të ligjshëm në qeveritë tuaja, dhe mua më keni pasur opozitar sepse kam qenë opozitar gjithë kohën. Kam qenë opozitar me Saliun sepse i ka bërë poshtërsi gjithë jetën këtij populli. Vetëm unë kam fatin tim në dorë. Jam i vetëdijshëm. Nuk kam bërë asnjë shkelje ligji dhe këtë kënaqësi. Shpif këtu si harixhofkë çdo ditë dhe mua do më kesh përballë. S’më bën dot si veten”, tha Kokëdhima.
Sigal