Presidenti Meta takon Zëvendës Kryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj

588
Sigal

Kreu i Shtetit, Presidenti Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, z. Enver Hoxhaj.

Takimin e ka bërë të ditur vetë z. Meta përmes një statusi në Facebook.

Presidenti Meta shprehet se ishte kënaqësi të takonte z. Hoxhaj për të diskutuar për domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.