Presidenti Meta nis sot vizitën shtetërore në Malin e Zi

444
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Sh.T.Z. Milo Gjukanoviç, me të cilin do të zhvillojë bisedime dypalëshe.

Kreu i Shtetit, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Sh. T. Z. Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, zoti Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.