Pedagogët protestues: Ja ‘ç’prodhoi’ Ligji i Arsimit të Lartë, administratori politik thirri Policinë

473
Sigal

Dy zëvendësdekanë dhe disa pedagogë janë duke mbështetur protestën e studentëve të Fakultetit Histori – Filologji në Tiranë.

Pedagogu Mark Marku tha se pedagogët e Universitetit Filologjik, që janë hedhur sot në protestë, u kanë bërë thirrje asambleve të pedagogëve në fakultetet e tjera që të mblidhen dhe të diskutojnë për të dalë bashkarisht në një vendim se si duhet ta përmirësojnë ligjin e Arsimit të Lartë.

Ndërsa pedagogu Agron Gjokmarkaj tha se Asambleja u mblodh ditën e premte, jo thjesht për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, por për ta përmirësuar atë. “Ne e kemi kuptuar se ligji e kishte futur në një kakofoni, universitetin publik në Shqipëri.

I bëjmë thirrje qeverisë që të mos harxhojë kohë me retorikë e propagandë, por të plotësojë kërkesat e studentëve.  Ne jemi solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson mosplotësimi i kërkesave, sepse i shohim studentët jashtë auditoreve.

Përsa i përket vendimeve që qeveria po i nxjerr si ‘simite të ngrohta’, vërejmë se një pjesë e konsiderueshme e tyre cenojnë rëndë autonominë e universiteteve dhe ndoshta në një kohë, universiteti do t’i drejtohet Gjykatës administratës.

Ligji i Arsimit na shqetëson shumë sepse ka futur në kundërvënië të gjitha strukturat, duke mos pasur marrëdhënie kombimin në strukturat që kontrollojnë njera-tjetrën. Rasti i fundit është ai i administratorit, që është eksponent i PS dhe i bëri thirrje Policisë që të vijë për protestën. Kjo nuk ka bërë vaki as në protestat e studentëve në ’90.”