Presidenti Meta në Komunën e Gjilanit: Falenderim për kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin

250

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se sëbashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj ka vizituar sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria, të prekura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ja postimi i plotë

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj vizitova sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria, të prekura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën. 🇦🇱🇽🇰

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj vizitova sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 4. Dezember 2019