Mbështetja për bujqësinë, Teliti e godet në shifra Ramën: 15 herë më pak se Kosova!

248
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka pretenduar sot se falë qeverisjes së tij janë vënë nën ujë, 135 mijë ha tokë më shumë se gjatë qeverisjes së PD-së.  Me shifra krahasimore, Rama tha në Fb se ato flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë.

Por, i menjëhershëm ka qënë reagimi i opozitës. Partia Demokratike nëpërmjet Dorjan Telitit, shefit të kabinetit, duke e goditur pikërisht  në shifrat që kishte dhënë vetë: Teliti analizoi:

“Edi Rama në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi. Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet. Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.

Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210mijë ha kishin akses në ujë në 2013). Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.

48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por Edi Rama dha vetëm 6 milion për fermerët. 15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro).

Edi Rama ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave.

ImageImage