Prapaskenat e miratimit të Reformës në Drejtësi

467
Marrëveshja mes Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është dashur mbi 8 orë për t’u arritur dhe ka nisur që në mesditë me disa takime që ka pasur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe dy ambasadorët që kanë qenë faktor kyç në arritjen e kësaj marrëveshje. Ka qenë pjesë e negociatave, por nuk ka qenë prezent fizikisht në takim, edhe kryeministri Edi Rama. Marrëveshja u arrit pas negociatash të vështira për një nen, për mënyrën se si do të zgjidhen nga Parlamenti dhjetë anëtarë, 5 në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 5 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Ata zgjidhen nga Parlamenti, por më parë më parë do të kalojnë në një kontroll të imtësishëm nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Ky është një kriter i ri që është futur në marrëveshje sepse OMN-ja më përpara do të votonte vetëm anëtarët komisionit që do të bënin vetingun e të tjerëve. Më pas, anëtarët që votohen pasi të bëhen aplikimet (aplikimet janë pakufizime nga ndonjë institucion si Dhoma e Noterisë apo Avokatisë siç ishte më përpara) do të shkojnë në komisionin 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në këtë komision do të përzgjidhen me rekomandimet e OMN-së dhe do të krijohet një listë konsensuale, pra nuk do të ketë votë. Pasi është arritur konsensuesi në këtë listë, në komisionin 3+2, kjo listë e përbashkët do të shkojë në bllok në Parlament dhe aty votohet me një shumicë të cilësuar prej 2/3-ve. Nëse lista nuk miratohet, anëtarët do të zgjidhen me short. Ky është varianti që i është dhënë mediave nga Partia Demokratike, që është arritur një marrëveshje. 
Sigal