Ish-deputeti socialist emërohet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në BSH

456
Ish-deputeti i PS dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është votuar si anëtari më i ri i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Ai u votua dje paradite në Kuvend me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Malaj do të plotësojë vendin e lënë bosh disa muaj më parë nga Ermelinda Meksi. Malaj u votua gjatë kohës që po zhvilloheshin negociatat për konsensusin e reformës në drejtësi mes Metës, Bashës dhe dy ambasadorëve Lu e Vlahutin. Ai u propozua nga kryeministri Rama për këtë post, të cilët duket se kanë sheshuar mosmarrëveshjet që patën para zgjedhjeve 2013.
Sigal