Pr/ligji për Arsimin e Lartë, Konferenca e Kryetarëve vendos seancë e posaçme të martën

56
Pas diskutimeve Konferenca e Kryetarëve vendosi që ditën e martë të zhvillohet një seancë e posaçme për të shqyrtuar Projektligjin për Arsimin e Lartë. Seanca do te nise në orën 17:00.
Kërkesa e opozitës për të hequr nga rendi i ditës shqyrtimin e Projektligjit për Arsimin e Lartë detyroi kreun e Kuvendit Meta që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve në orën 11:30.
Më herët në fillim të seancës së sotme plenare kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka kërkoi që shqyrtimi i projektligjit të hiqej nga rendi i ditës pasi nuk përmbushte rregulloren e Kuvendit. 
Një gjë e tillë u kundërshtua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i cili theksoi se opozita kërkon të bllokojë reformën në Arsimin e lartë.