Shëndetësia, Beqaj: Na mungojnë 298 mjekë specialistë

439
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi në Kuvend se në spitalet e rretheve mungojnë 298 mjekë specialistë. Teksa ka debatuar me deputetët e opozitës për Projektligjin për Kujdesin Shëndetësor, Beqaj theksoi se shkak për këtë mungesë mjekësh është bërë opozita e cila sipas tij i bllokoi për 4 vjet specializimet.
“Na mungojnë 298 mjekë specialist në spitale jashtë Tirane sepse ju për 4 vjet i bllokuat specializimet. Ligji është i pa plotë dhe mjekët janë në udhëkryq. Testimi i infermierëve u konfirmua nga gjykata që ishte i ligjshëm. Është e domosdoshme që në këtë projekt të plotësojmë kuadrin. Të jemi të vetëdijshëm që duhet ta zbatojmë në mënyrë uniforme si në institucionet publike dhe private shëndetësore.”-u shpreh Beqaj.
Ndërsa deputeti i opozitës Roland Keta teksa përmendi faktin që spitali i qytetit të Bulqizës nuk ka mjek kirurg theksoi se ministri duhet të gjejë një zgjidhje dhe jo të justifikohet.
“Unë dhe opozita mbështesim çdo nismë që i shërben shërbimit shëndetësor që qytetarit. Më vjen mirë që ministri e pranoi që në Bulqizë nuk ka kirurg. Është fatkeqësi që në një qytet minatorësh ku aksidentet ndodhin përditë mos ketë kirurgë. Ministri nuk mund të kthejë këtë përgjigje. Në spitalin Peshkopisë ka 5 kirurgë dhe mund të vijnë në Bulqizë. Ndryshimet në ligj i sollëm ne, se ju e sollët ligjin si e lamë ne në 2009.”- u shpreh Keta.
Sigal