Sigal

Kreu i grupit parlamentar të lëvizjes socialiste për integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj nisjes së fluturimit të parë të Air Albania dhe ndaj eventit të organizuar nga kryeministri Edi Rama për këtë rast.

Në një postim në Facebook Vasili ka sulmura Ramën për faktin se ai lejoi grupin e studentëve, që u nisën në fluturim drejt Stambollit, të kalonin në shërbimin Vip në aeroport, gjë të cilën nuk e lejoi pak ditë më parë për futbollistët e kombëtares shqiptare.

Postimi i Vasilit

Kryeministri ordiner Kombëtares ja mbylli Vipin në Rinas, ndërsa studentëve të Air Albania jo.

Para një jave ky ordineri, që kemi Kryeministër ja mbylli derën e shërbimit VIP në Rinas Kombëtares së Futbollit se medemek ishin shumë vetë ata të Kombëtares dhe nuk i përballonin dot.
Sot po ky i paturp del si Shvejk,po nga shërbimi VIP në Rinas bashkë me studentët që do përcillte me Fake Air Albania,që ishin nja tre herë më shumë se Kombëtarja.
Po këta studentët sot i duheshin se po aktronte gomarllëkun dhe mashtrimin e radhës ndërsa Kombëtarja nuk i duhej më.
Cfarë ordineri…..