Kontjana Kuçi: Durrësi në kaos për shkak të projekteve elektorale të sektit të “Rilindjes.”

268
Durrësi në kaos për shkak të projekteve elektorale të sektit të “Rilindjes.”
Ky është fondi 1.15 miliardë Euro që mori “Rilindja” për Rindërtimin?
Turp, tallje dhe abuzim.
Vështirësi në Durrës në lëvizjen e automjeteve dhe kalimtarëve.
Tallje me banorët e Durrësit duke shtruar e ri-shtruar çdo vit të njëjtat rrugë e sheshrrotullime vetëm për përfitime të oligarkëve të betonit.
Me qindra familje të Durrësit ende pa banesa ndërsa Bashkia Durrës blen 83 milion lekë lule për dekoracion.Projekte 3D dhe lule në kohë tërmeti dhe koronavirusi.
Banorët e Durrësit paguajnë faturat më të larta në Shqipëri për ujin.
Në kulmin e pandemisë banorët kanë paguar fatura uji mbi 70 mijë lekë të vjetra e vazhdojnë të paguajnë edhe sot fatura të larta.
900 familjeve në godinat DS4 nuk u jepet asnjë shpjegim apo informacion.
Shumë banorëve u janë zhdukur qëllimisht kontratat e rindërtimit.
Mafia e fondeve të tërmetit po pasurohet ndërsa familjet e Durrësit po zhvaten dhe braktisen në ditët e tyre më të vështira.
Miliona të shpenzuara për fasadat e Pediatrisë në Spitalin e Durrësit ndërkohë nuk bëhet asgjë për të shtuar stafin mjekësor dhe infermieror.
Asgjë për tamponët, dorezat, disinfektantët.
Asgjë për Urgjencën.
Me qindra familje kaluan 2 dimra në çadra dhe sipas deklaratës së fundit të Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj duhen edhe 2 dimra të tjerë për të përfunduar Rindërtimi.
4 dimra pa strehim.
Teksa Durrësi vuan dhe pas 400 milionë eurore të ineceratorëve qeveria dhe Bashkia Durrës lëvroi sërish 750 milionë lekë për Klodian Zoton duke marrë të drejtën e përpunimit të inerteve.
Ku janë 1.15 miliardë Eurot për Rindërtimin?
Asgjë për banorët e Durrësit. Asgjë për qytetin tonë. Vetëm vjedhje dhe propagandë.
Propaganda e fasadave vazhdon.
Më 25 prill sekti i fasadave do largohet përgjithmonë.
Shuplaka më e madhe do i jepet në Durrës.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
Sigal