Papa i nënshtrohet operacionit, Presidenti Meta: Uroj shërim sa më të shpejt të Atit të Shenjtë

174
Sigal

Papa Francesku i është nënshtruar sot një operacioni kirurgjikal, sipas njoftimit të mediave botërore.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar shërim sa më të shpejt për Papën.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë, me urimin e përzemërt për shërim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për rikthimin sa më parë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore.