PD, Vokshi: Kallëzim penal për Beqën, shkarkoi me telefon drejtorin pse nuk mori pjesë në mbledhje partie

474

Deklaratë
e deputetes Albana Vokshi

 

Ilir Beqaj ka konsumuar
veprën penale të shpërdorimit të detyrës me shkarkimin me telefon të drejtorit
të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, me
motivin që nuk mori pjesë në një mbledhje partie. Z.Hajdarmataj me shumë gjasa
nuk ka marrë pjesë në Mbledhjen e të deleguarit të Partisë, Beqaj, e nuk ka
marrë pjesë as në mbledhjen kur ishte Edi Rama. Këtë krim siduket nuk ia fal
dot partia.

Ilir Beqaj ka shkelur
ligjin, dhe Partia Demokratike është e vendosur ta ndjekë deri në fund këtë
cështje ndaj po përgatit një kallëzim penal.

Ky rast tregoi edhe një
herë se reforma ne administratë e Edi Ramës ka dështuar, se vendet e punës
tregtohen sipas interesit politik e partiak, dhe nuk merret parasysh merita e
zotësia. Janë më mijëra nënpunësit e administratë që janë emëruar apo pushuar
nga puna për arsye vetëm politike. Emërime me zarf nën dorë dhe shpërblime në
kohë zgjedhjesh në këmbim të votës së familjarëve. Meritokracia me Edi Ramësn
s’është më kriter e s’ka vlerë.

Pas bërjes publike të
skandalit nga emisioni Stop, Ilir Beqaj tentoi të mbrohej duke sajuar një motiv
që rezulton i pavërtetë për shkarkimin, gjë që e implikon atë edhe më tepër.

Nëse drejtori i Fondit
Tropojë z.Hajdarmataj ka paguar për 3 muaj një punonjës në mungesë, sic
pretendon Beqaj, atëherë kjo do përbënte një vepër penale, dhe ai duhet të
kishte ngritur padi. 

Por fakti qe nuk e ka
bërë padinë për këtë vepër penale, përbën në vetvete një vepër penale, pasi e
ka fshehur (apo moskallzuar) krimin.

Edi Rama sot ka bërë
sërish propagandë, por nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë skandal, duke dhënë
sërish mbështetjen e tij për paligjshmërinë, për mashtrimin dhe korrupsionin.

Sigal