Panariti-Schmidt: Gjermania është e gatshme të mbështesë projektet për fonde nga BE

458
Sigal

Ministri
i Bujqësisë, Panariti dhe homologu gjerman i Bujqësisë Schmidt vizitë dhe
referat ne Universitetin Bujqësor të Tiranës

Schmidt: Orientohuni
te bioteknologjia. Gjermania është e gatshme të mbështesë proektet tuaja për
fonde nga Bashkimi Evropian

Panariti:
Studentët dhe profesorët, të orientojnë prodhuesit e kultivuesit, drejt shumë
kulturave të ndryshme, të mos qëndrojmë vetëm te ato që prodhojmë tani

Ministri i Bujqësisë,
Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti,  dhe Ministri 
Federal Gjerman i Bujqësisë, Z.
Christian
Schmidt, bashkë me delegacionin e tij, zhvilluan takime dhe më pas mbajten një
referat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Fillimisht, Rektori
i UBT-së, Bari Musabelliu, duke falenderuar ministrat për vizitën, deklaroi se
kjo është vizita e parë e një ministri gjerman në këto autoditore, “megjithë
ndihmën e madhe të dhënë nga gjermania dhe universitete të ndryshme të këtij
vendi, pas viteve `90”. Rektori e njohu ministrin gjerman me problematikat e këtij
universiteti dhe nevojat e tij për zhvillim të mëtejshëm, sidomos në fushën e kërkimit
shkencor.

Ndërkaq,
Ministri Schmidt deklaroi se vendi i tij, është i gatshëm të kontribuojë dhe
sipas tij, “në bashkëpunim dhe me Ministinë shqiptare të Bujqësisë, duhet të bëhen
projekte, dhe Gjermania do të jetë e gatshme t’i mbështesë ato për të përfinduar
fonde nga Bashkimi Evropian”.

Ndërsa Ministri
Panariti, gjatë takimit, si dhe gjatë referatit para studentëve dhe profesorëve
të UBT-së, deklaroi mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për këtë universitet.
“Ministria e Bujqësisë, por edhe qeveria në tërësi, e kanë mbështetur
vazhdimisht UBT-në. Këtë e dëshmon vizita jonë këtu dhe e kryeministrit Rama
pak ditë më parë, me rastin e 65-vjetorit”, deklaroi Panariti. Në kuadrin e
problematikave të shpalosura më parë nga rektori, ministri theksoi se, “nëpërmjet
jush, profesorëve e studentëve, fermerët, prodhuesit, kultivuesit, duhen
orientuar më mirë drejt kultivimit, pasi Shqipëria ka kultivuar më parë shumëçka,
deri edhe te pambuku. Ne si ministri kemi bërë shumë për orientimin e fermerëve
dhe ky orientim ka ndikuar që të dyfishohet prodhimit, por edhe eksportet e
fruta-perimeve. Kjo edhe me ndihmën e Universitetit Bujqësor”.

Ndërsa Ministri
Gjerman, Schmidt iu kërkoi drejtuesve të universitetit, që të orientojnë
studentët, studimet dhe kërkimet shkencore në sfera më të gjera, “pasi siç
dihet, edhe tokës i shterrojnë në një moment resurset e veta dhe në këtë rast,
bioteknologjia është puna më e mirë që mund të bëhet”. Ndërsa shtoi, se
Gjermani do të jetë mbështetës i zhvillimeve të UBT-së.