PD vijon protesta kundër Metës Spaho:Dekriminalizimi, emergjencë

453
TIRANE – Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme protestat përpara selisë qëndrore të Kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi.
Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike kanë protestuar edhe ditën e sotme nën thirrjet dhe moton “Meta Ik” përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Nënkryetari i PD Edmond Spaho u shpreh se Kreu i Kuvendit Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që t’i hapet rruga hetimit të çështjes “Doshi”. Kjo pasi sipas tij hetimi po manipulohet dhe se çështja duhet të zbardhet e gjitha.
Veç kësaj Spaho tha se sot Partia Demokratike dhe qytetarët po protestojnë, për gjendjen e kriminalitetit në vend që po bëhet skandaloze, ndërsa shtoi se dekriminalizimi i parlamentit është një emergjencë historike për vendin.
“Gjendja e krimit në vend po bëhet skandaloze. Zyrtarët ulen çdo ditë këmbëkryq me kriminelët. Në këto kushte, dekriminalizimi i parlamentit është emergjencë historike. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen që të zbardhet çështja ‘Doshi’ dhe akuzat e bëra ndaj tij. Hetimi duhet të jetë i plotë, pasi çështja ‘Doshi’ po manipulohet.” tha Spaho
Mbrëmjen e djeshme grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje për rreth 1 orë e 30 minuta nga ku u vendos që protestat për dorëheqjen e Metës do të vazhdojnë. – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/pd-vijon-protesta-kund-r-met-s-spahodekriminalizimi-emergjenc–280571.html#sthash.pE6JIp3n.dpuf
Sigal