Arresti, shtyhet sërish Këshilli i Imunitetit, Doshi: Jam sëmurë!

449
TIRANE – Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
E parashikuar të niste në orën 10:00, në mbledhjen e sotme nuk janë prezentë deputetët e akuzuar Doshi dhe Frroku të cilët përfaqësohen nga avokatët e tyre. Nga ana e saj Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të hapura.
Ashtu sikurse në mbledhjen e shkuar, Këshilli do të jetë nën kryesimin e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule, pasi Meta është tërhequr për të shmangur konfliktin e interesin, duke qenë se është personi ndaj të cilit Doshi pretendon se ka paguar për vrasjen e tij dhe të demokratit Mhill Fufi.
Kjo mbledhje vjen në vijim të takimit të së shtunës, i cili u shty pasi dy kolegët kërkuan kohë të njihen me materialet e organit të akuzës.
Sigal

Ora 11:38 Halimi: Mbledhja u shty për të mërkurën, deputetet do degjohen publikisht

Anëtari i opozitës në Këshillin për Imunitetin Eduard Halimi në përfundim të mbledhjes dha një deklaratë për mediat ku tha se mbledhja u shty për të mërkurën. Kjo pasi sipas tij, Doshi ka dorëzuar një raport mjekësor përmes avokatit të tij, duke justifikuar mos prezencën e tij në mbledhje, e ku ka kërkuar që mbledhja të shtyhet me një javë. Por deputetët e Këshillit vendosën që mbledhja të shtyhet vetëm me dy ditë.
Halimi tha se Këshilli vendosi të pranojë një kërkesë të PD-së për të zhvilluar mbledhjen e radhës jo më me dyer të mbyllura por në prani të medias.
“Deputetët do të dëgjohen në mënyrë publike. Kërkesa për ta shtyrë për arsye shëndetësore qëndrimi i grupi të opozitës është i njëjtë: në çdo kohë ne jemi në favor të kërkesave të prokurorisë siç kemi qenë gjatë dhjetë viteve të fundit, ashtu sic kemi qenë pro transparencës. Deputetët e PS pranuan kërkesën e Doshit për ta shtyrë me dy ditë”, u shpreh Halimi.
Ndërsa kërkesa e dytë për heqjen e imunitetit edhe të deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima nuk është dhënë një vendim.
“Çështja e dytë procedurale kishte të bënte me kërkesën e bërë edhe në seancën e kaluar edhe nga Ristani për vendosjen në rend dite edhe të një deputeti tjetër, Kokëdhimës, se është po ky këshill që vendos për ktë proces. Ka tre javë që kërkesa është në dyert e kuvendit ende nuk ka nisur në Këshillin e Rregullores. Për Kokëdhimën nuk morëm përgjigje se nënkryetari i Kuvendit do të konsultohej me të tjerët”, tha Halimi.
Ora 11:08 Mungon Doshi, dërgon raport mjekësore kërkon shtyrjen e mbledhjes
Tom Doshi nuk do është prezent në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ai do të përfaqësohet nga avokati i tij Vladimir Meçe, i cili ka paraqitur edhe raport mjekësor të dërguar nga klienti i tij Doshi. 
Po të njëjtat burime saktësojnë se deputeti i përjashtuar nga PS ka kërkuar sërish shtyrjen e mbledhjes.
Ora 11:05 Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD kërkon të bëhet me dyer të hapura
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin e arrestimeve të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Në mbledhjen e sotme, e cila ishte parashikuar të niste në orën 10:00, burime për A1 Report bëjnë të ditur se Partia Demokratike ka kërkuar që ajo të zhvillohet me dyer të hapura.
Ora 10:25 Në mbledhje edhe prokurorët Xholi dhe Bina
Në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit do të jenë të pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnand Xholi dhe Altin Bina të cilët kanë bërë hetimet për atentatin e mundshëm ndaj deputetit të Shkodrës.
Ora 10:20 Doshi dhe Frroku do të përfaqësohen nga avokatët
A1 Report mëson përmes burimeve të sigurta, se deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi dhe kreu demokristan Mark Frroku nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen e kësaj të hënë por do të përfaqësohen nga avokatët e tyre. Doshi do të paraqesë mbrojtjen e tij përmes avokatit Ladi Mece.
Mbledhja e Këshillit të shtunën
Pasditen e 21 Marsit, nën drejtimin e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, dhe nga ku pas dy orë mbledhje u vendos që vendimi të shtyhet për këtë të hënë.
Deputeti Doshi në dalje nga mbledhja bëri të ditur se asnjë prej 3 akuzave të ngritura ndaj tij nuk qëndron, ndërsa e cilësoi kërkesën e arrestimit të tij si burgosje politike.
Ai kërkoi një javë kohë për t’u njohur me materialin e ardhur nga prokuroria e Përgjithshme.
Prokuroria: Atentati i inskenuar
Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë vënë nën akuzë për inskenim të atentatit të pretenduar për tu kryer gjashtë muaj më parë me urdhër të kreut të Kuvendit Ilir Meta. Sipas Prokurorisë, dy kolegët deputetë vunë në jetë planin e tyre duke përrodur 36-vjecarin nga Fushë-Kruja Durim Bami, për të cilin Doshi pretendon se është vrasësi me pagesë. Pas 3 javëve hetime dhe marrjes në pyetje të mbi 42 personave, mes tyre edhe krerët më të lartë të shtetit, organi i akuzës doli në përfundimin se atentati ka qenë sajesë. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/doshi-k-rkon-s-rish-shtyrjen-e-k-shillit-avokati-esht–s-mur—280540.html#sthash.fFXaVXpP.dpuf