Thaçi-BE: Të liberalizohen vizat jemi populli më proevropian i rajonit

420
PRISHTINE – Zëvendëskryeministri i dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen austriake, “Kleine Zeitung” theksoi se Bashkimi Evropian duhet të ia mundësojë Kosovës liberalzimin e vizave.
Sipas Thaçit edhe pse Kosova ka ende shumë punë për të bërë, populli kosovar është populli më proevropian në të gjithë Evropën Juglindore, në një shkallë prej rreth 95% të tyre.
Intervista me zëvendëskryeministrin Thaçi u realizua me gjatë pjesëmarrjes së Thaçit në konferencën “Të luftojmë xhihadizmin bashkërisht” të mbajtur në Vjenë të Austrisë.
Bashkëpunimi me BE-në ndikoi në rënien e emigrantëve
I pyetur rreth fenomenit të emigrimit ilegal të kosovarëve në vendet e BE-së, zëvendëskryeministri Thaçi tha se ajo, siç kishte ndodhur edhe në vendet e tjera të rajonit, edhe Kosova është prekur nga një valë e emigrantëve në prag të liberalizimit të vizave. Thaçi theksoi se falë një fushate intensive të informimit dhe vetëdijësimit rreth problemit të emigrimit ilegal, dhe rritjes së bashkëpunimit me Austrinë, Gjermaninë, Hungarinë dhe shtetet tjera, numri i azilkërkuesve kosovarë ka rënë dukshëm dhe se ata e kanë kuptuar se vendet e BE-së nuk do t’i pajisnin me leje të punës. Ai tha se trafikantë dhe grupe të krimit të organizuar kishin përhapur spekulime të ndryshme, të cilat kanë nxitur migrimin, duke nënvizuar faktin që qytetarët e Kosovës kanë mbetur shumë të izoluar si të vetmit në Evropë që nuk gëzojnë drejtën e lirisë së lëvizjet në vendet e BE-së. Zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova ka shumë për të bërë, por edhe që Evropa duhet të ua mundësojë kosovarëve lirinë e lëvizjes dhe se qytetarët e Kosovës janë proevropianët më të mëdhenj në tërë Evropën Juglindore, në shkallë prej 95%.
Në fund të 2015 presim rekomandime pozitive për liberalizimin e vizave
Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi se shpreson që deri në fund të vitit Kosova do të marrë rekomandime pozitive nga BE për lëvizjen e kosovarëve pa viza. Ai theksoi se Kosova tashmë ka filluar të përshpejtojë hapat në përmbushjen e kushteve të fundit për jetësimin e këtij synimi. Thaçi tha se Kosova gjatë këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin Evropës duke theksuar vërë në pah vizionin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se, së këndejmi, Kosova kuk ka alternativë. Zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se Brukseli është vonuar në procesin e integrimit të të gjithë vendeve të rajonit, por veçanërisht me Kosovën, dhe se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohet familjes evropiane. Ai nënvizoi kërcënimin nga nacionalistë radikalë dhe fundamentalistë në Ballkan e posaçërisht ata që mbështeten në predikime radikale të fesë dhe Rusia, të cilët po e keqpërdorin këtë situate për të shtyrë përpara axhendat e tyre në Ballkan.
Kosova vazhdon të jetë një shtet sekular dhe shumëfetar
Lidhur me problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, zëvendëskryeministri Thaçi tha se këto dukuri janë importuar në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Ai tha se në kohën kur e kishte udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte lejuar që luftëtarë të huaj me agjenda fetare t’u bashkoheshin luftës së kosovarëve për liri dhe pavarësi. Thaçi tha se Kosova është një shtet sekular por se çdo njeri ka të drejtë të praktikojë fenë e vet. Zëvendëskryeministri Thaçi nënvizoi se organizata nga Lindja e Mesme kanë tentuar të ushtrojnë ndikim në shoqërine kosovare, përmes ndihmave humanitare pas luftës. Thaçi theksoi se Kosova mund të ketë sot më shumë objekte fetare, por se ndjenjat e njerëzve kanë mbetur po të njëjtat. Pra, që Kosova ka mbetur një shoqëri sekulare dhe shumëfetare. Thaçi tha se bulevardi kryesor në kryeqytet mban emrin e shqiptares katolike, Nënë Tereza.
Kosova, lidere rajonale në luftën kundër ekstremizmit
Zëvendëskryeministri Thaçi rikujtoi që Policia e Kosovës ka arrestuar shumë persona që kanë marrë pjesë në luftëra të huaja, në Siri dhe Irak, janë identifikuar celula dhe se në mesin e të arrestuarve ka pasur një numër të konsiderueshëm të imamve të cilët kanë propaganduar për këto luftëra. Thaçi tha se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një ligji i cili parasheh dënimin prej 15 vite burg secilin person që përfshihet në këto luftëra. Ai shtoi se është krenar me faktin që sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka pohuar se Kosova është lidere rajonale në luftën kundër radikalizmit. Zëvendëskryeministri Thaçi se do Kosova do të merr pjesë në mënyrë aktive dhe dinamike në aleancën kundër islamit radikal dhe se Kosova ka traditë shumëvjeçare të tolerancës fetare. – See more at: http://shqiptarja.com/kosova/2727/thaci-be-te-liberalizohen-vizat-jemi-populli-me-proevropian-i-rajonit-280560.html#sthash.WHbvOdn3.dpuf
Sigal