PD: Plehrat janë rrënim, jeta e një të moshuare që jeton me kazanat e mbetjeve

514

Gazeta
Telegraf/

 

Një
vëzhgim nga afër i mjerimit të 80 vjecares së braktisur nga shteti

 

Mbetjet që Edi Rama po
ia përcjell qytetarëve si shpëtimin ekonomik të vendit, janë në fakt një
mjerim. Janë biznes për klientët e tij dhe për mafian e plehrave, por për
njerëzit janë shkatërrim. Safije Cani është 80 vjeçe banon në Laprakë, dhe
jeton duke rrënuar nëpër kazanët e plehrave. E braktisur në çdo drejtim nga
shteti, paratë që nxjerr nuk i dalin as per të paguar dritat, as për ilaçe.
Sekretari për Aksionin Qytetar pa nga afër kushtet e vështira ku jeton 80
vjeçarja.

“Jam 80 vjeç dhe jetoj
vetëm. Mbledh kanaçe përditë, mos i paça kalamajtë. Fëmijët kanë ikur në Azil.
Nuk kam askënd”, thotë ajo.

Salianji: Sa lekë fiton
me këto?

E moshuara: 500 lekë,
500 të vjetra në ditë.

Salianji: Dritat kur t’i
kanë prerë

E moshuara: Prej dy
vjetësh. Vetëm një llampë kam këtu (në kuzhinë) dhe në korridor.

Ajo thotë se askush nuk
interesohet për jetën e saj, shteti e ka braktisur.

“S’ka ardh kërkush.
Vetëm jam këtu. Nga bashkia nuk duket kurrkush. S’kam parë kërkënd dhe asnjeri
nuk më ndihmon. Nuk vjen asnjeri të më shohë”, thotë e moshuara.

Salianji: “Këtu tek ty
mund të vijnë vetëm për fushatë për reklamë me kamera. Ja kështu si ti për tek
plehrat i thotë qytetarëve shqiptarë se do të punësojë 30 mijë veta, ja kështu
si ty do të punësojë njerëz, me 500 lekë të vjetra në ditë apo një mijë lekë e
ta mbushë Shqipërinë plot me plehra. Ndërkohë Rama fiton 150 milion euro nga
kjo. Ky godet të varfërit, godet njerëzit e pamundur si ti dhe bën lek për të
pasurit dhe njerëzit e tij. Po ilaçet, shëndetësinë a ta kanë dhënë falas”?

E moshura: Jo, jo nuk më
japin asgjë falas, i kam blerë dhe shtrenjtë. Mezi më del se duhet dhe të ha. 

Sigal