PBDNJ: Vlerësojmë ecurinë e dialogut, kërkesat e opozitës janë legjitime

435
Sigal

Partia Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut ka vlerësuar ecurinë e dialogut për Reformën në Drejtësi midis paleve politike. Përmes një njoftimi për shtyp, PBDNJ shprehet se kompromisi përbën një arritje që dëshmon pjekurinë e klasës politike.

“Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut vlerëson ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi dhe kompromisin e deritanishëm. Kjo përbën natyrisht një arritje që dëshmon pjekurinë e klasës politike dhe aftësinë e saj për të kapërcyer barriera tradicionale, paragjykime por edhe interesa politike të ditës. Me të njëjtin vullnet pozitiv dhe garancitë e paanshme të partnereve tanë, mbështetës të sinqertë të çdo procesi jetik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë, është plotësisht i arritshëm kompromisi edhe për piken e vetme dhe të fundit të mbetur pa dakortësi.”, thuhet në deklaratë

PBDNJ i ka dhënë të drejtë opozitës për pikën 88 të rekomandimeve të Venecia, për të cilën shprehet se nuk duhet humbur kohë dhe të arrihet konsensusi edhe për këtë pikë.

“Inkurajojmë vazhdimin pa humbur kohe të dialogut të sinqertë dhe negocimit shterrues me sigurinë se do të çojnë shumë shpejtë në plotësimin e kërkesës së fundit legjitime të opozitës konform rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias dhe arritjen e konsensusit të shumëpritur nga qytetaret dhe shoqëria. Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit”, përfundon njoftimi