‘Pas pune lini uniformën dhe mblidhni vota për PS-në’, Edi Rama kërkon ndjesë publike: Gabova!

395
Pas deklaratës që bëri dje ku i bënte thirrje punonjësve të policisë që pas orarit zyrtar të punës, të linin uniformat dhe të dilnin për të mbledhur vota për PS, ka ardhur dhe ndjesa e kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një mesazhi Rama shkruan se qëllimi i tij nuk ishte dashakeq, por nuk nguron ta pranojë hapur se kishte gabuar.

“Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë!S’ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi ”, citohet në mesazhin e Ramës.

Dje nga qyteti i Kuçovës, Rama u bëri thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, madje edhe policëve që pas orarit të punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në.

“U bëj thirrje mësuesve të gjithë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë të mos lenë minutë, ditë e natë pa shfrytëzuar që dinjiteti i tyre i vënë në vend të cenohet përsëri. I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama.

Deklarata e Ramës solli reagime nga radhët e politikës, siç ishte dhe LSI. Kjo e fundit me anë të një deklaratë për mediat, e cila dënoi ashpër deklaratën e kryeministrit.
Sigal