Pas fotos me Ramën, djali i George Soros vjen në Shqipëri. Përshtypjet nga Tirana

212
Djali i George Soros, Alexander Soros ka mbërritur dje në Shqipëri. Me sa duket pas Beogradit ku takoi ku takoi Presidentin Alexander Vuçiç, Alex ka udhëtuar edhe për në Shqipëri. Një gjë të tillë e dëshmojnë fotot që ai ka postuar në Instagram ku paraqet një pjesë të Tiranës turistike.
Nuk dimë nëse është vizita e tij e parë në kryeqytetin shqiptar, por nga fotot duket se ka vizituar shumë prej atraksioneve të Tiranës.
Kujtojmë se i vetmi personalit me të cilin Alex ka një foto publike është kryeministri i vendit Edi Rama. Ky i fundit është takuar me miliarderin George Soros dhe të birin gjatë vizitës që zhvilloi gjatë shtatorit në SHBA.
Ndërsa në foto shprehej me superlativa për Ramën, tani Alex ka ardhur për të shijuar Tiranën. Ai është parë të hipë në kullën e Sahatit për të fotografuar sheshin Skenderbej dhe më pas ka vizituar Pazarin e Ri.

8f3bfd8b-d1e5-4c3e-8739-f44fd4c1b977a232ca1a-1693-412f-bed4-e40abd4c73a8b5a32543-a07f-4bb0-9eab-43b9e4c89fd31fae7dca-bfd8-4280-b984-d2e266c87d2dac7411a3-d653-4375-aeb3-2b8e600c0586
Nuk dimë nëse ai ka planifikuar apo jo ndonjë takim me kryeministrin, i akuzuar shpeshherë se është financuar nga Soros.