Panariti: Te ne, PPP-të janë thjesht një sistem i “rrjepjes” së vegjëlisë, ku paraja rrjedh nga poshtë lart!

103

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në lidhje me partneritetin publik privat, ku sipas Panaritit ato janë forcat politike të djathta, konservatore të cilat e përdorin këtë instrument në qeverisje dhe jo ato të majta! Këtu qëndron edhe paradoksi politik shqiptar, i përshkruar saktë nga Noli, një shekull më parë në fjalën e tij në Parlament mbi pesë Anarkitë e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

“Padyshim që partneriteti publik privat njihet si instrument, zhvillimi ekonomik. Janë forcat politike të djathta, konservatore të cilat e përdorin këtë instrument në qeverisje dhe jo ato të majta ! Këtu qëndron edhe paradoksi politik shqiptar, i përshkruar saktë nga Noli, një shekull më parë në fjalën e tij në parlament mbi pesë Anarkitë e Shqipërisë……………….. Këto “anarki” ose të njohura nën zhargonin “rrumpallë” vazhdojnë edhe sot! Por, do ti harronim dhe do ti falnim dallimet ideologjike në sferën ekonomike , sikur PPP-të, të zbatoheshin sipas doktrinës ekonomike “Supply – Side Economics” ku paratë e të mëdhenjve të kontraktuara nga qeveria, “rrjedhin” nga pak edhe poshtë në favor të shtresës së varfër dhe e mesme.. Sepse janë këta që paguajnë me taksat e tyre, “harxhet” e investimit të mëdhejve.. Por jo! Nuk ndodh kështu. Të ne paraja, nuk është si uji që rrjedh nga lartë poshtë, por ajo “derdhet” vetëm nga poshtë – lart!