Panariti: Sfida jonë, mbështetja për bujqësinë dhe zhvillimin e zonës

482
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nga Kukësi u zotua se zhvillimi i Bujqësisë në këtë qark është prioritet i qeverise, ndërsa premtoi mbështetje maksimale për fermerët që kultivojnë bimë medicinale.
Ministri premtoi ngritjen e një impianti të posaçëm, për grumbullimin dhe përpunimin e këtyre bimëve, ndërsa theksoi se produkti i patates tashmë ka një treg të sigurt.
Në takimin me fermerë të zonës që kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore, mbarështojnë bagëti apo grumbullojnë bimë medicinale, ishte edhe kandidati i majtë për Bashkinë e Kukësit.
Sigal