Erion Braçe:  Qytetarëve me aftësi ndryshe iu mohohet asistenca

136
Sigal

 

Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe ka denoncuar një tjetër rast të shkeljes së ligjit.Braçe ka postuar foton e shtetasit Gazmir Sulës, invalidit të grupit të parë, nga fshati Thanasaj të cili pa asnjë shpjegim qeveria i ka hequr përkrahjen ekonomike.Braçe i ka bërë thirrje qeverisë që të reagojë për rastin në fjalë, ndërsa theksoi se 910 milionë dollarë në vit për mbrojtjen sociale është një fond i konsiderueshëm por varet sa efektiv është shpërndarja.

Braçe: Ky është Gazmir Sula nga fshati Thanasaj, njësia Dushk/Lushnje.
A mund të di unë pse këtij njeriu të pamundur i hiqet paketa higjeno sanitare?! Është invalid i grupit të pare, shiheni vetë! I kanë thënë se nuk të takon? Vërtetë?  Po kujt i takon nëse jo Gazmirit? Tani, nëse kështu thotë ligji, atëherë ligji është gabim, nëse kështu thotë cilido udhëzim, atëherë ai udhëzim është gabim, por nëse keshtu do një mjek apo cilido zyrtar i shtetit, atëherë të gjithe ata nuk duhet të jenë me të tillë! Ju thashë dy dite më parë;910 milion dollarë në vit për shëndetin e mirë dhe mbrojtjen sociale janë shumë lekë, por ato nuk janë efektive!!