OSBE do të njohë zgjedhjet pa opozitën?! ‘Borchardt jo serioz, ja ç’thoshte dy vite më parë’

584
Sigal

Ditë më parë, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, bëri një deklaratë të çuditshme, kur tha pavarësisht se opozita mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ODHIR do ti njohë këto zgjedhje.

Kjo deklaratë aspak normale për gjuhën e një diplomati të huaj, është komentuar nga anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, si një komunikim që nuk është për tu marrë aspak seriozisht nga ana e Borchardt që nuk bën për herë të parë deklarata të tilla konfuze.

“Kështu është shprehur Borchardt edhe dy vite më parë kur deklaroi se ka 2 mld euro që vijnë nga qarkullimi i krimit të organizuar. Është e kuptueshme që zotëria këto 2 mld euro i asocionet me qeverinë e Edi Ramës. Kështu kemi dëgjuar dhe deklarata të tjerë, nuk janë për tu marrë seriozisht përsa kohë zotëria vetë nuk është serioz me veten.”, tha Bozdo gjatë një bisede në Ora News.

Ndërkohë që Bozdo i ka cilësuar si tallje të Kryeministrit Rama, deklaratat e këtij të fundit se po punon me opozitën e re.

“Është tallja e radhës që Rama i servir opinionit publik. Opozita e vërtetë ka braktisur parlamentin  në shenjë proteste me një gjest vetësakrifikimi. Kjo është opozita që në kushte të tjera do të ishte pjesëmarrëse në tryezën e reformës zgjedhore. E them tallje sepse këto deklarata jo vetëm acarojnë opinionin publik, por mua si qytetar më japin një sens të vështirë për tu kuptuar. Sa kohë treçereku i qeverisë është asgjësuar dhe janë vendosur emra anonim, pra Rama tallet duke thënë se nuk keni nevojë për ministra, se jam vetë ministër dhe kryeministër. Nuk ka ndodhur që të kemi ca kalamaj për ministra. Kjo është e paparë. Përsa kohë zgjedhim ca të mjerë që i futim në parlament me hir apo me pahir, me joshje dhe me forcë dhe pastaj thonë kjo është opozita e vërtetë, kjo është qesharake, është tallëse, është ofenduese.-tha Bozdo.