Simon Miraka: Ja afatet kur do përfundojë kësti i dytë dhe procedurat që duhen ndjekur

455
Sigal

Flet kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, flet dëmshpërblimin e të përndjekurve

Vazhdon shpërndarja e dëmshpërblimit për këstin e dytë për të përndjekurit politikë. Deri më tani kanë marrë rreth 1600 të përndjekur politikë këstin e dytë të dëmshpërblimit. Ndërkohë që janë afërsisht 700 persona që kanë për të marrë dëmshpërblimet. Një fakt të tillë e bën të ditur në një prononcim për “Telegraf”, kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka. Ai ka sqaruar se, “deri më tani numri i personave që kanë tërhequr dëmshpërblimet ka shkuar deri në 1600 persona, ndërkohë që janë edhe 700 persona që do të marrin paratë e dëmshpërblimit brenda këtij viti. Viti 2012 do të përmbylli tërë fazën e dytë të dëmshpërblimeve për të gjithë të përndjekurit politikë që janë gjallë. Sipas informacioneve që ka bërë të ditur zoti Miraka është në rrugën drejt përfundimit dhënia e këstit të dytë për personat që janë gjallë. “Deri në këto momente që po flasim ka kaluar më shumë se gjysma për të burgosurit  që janë gjallë, dhe në ditët e ardhshme do të vijojnë të dalin emrat e tjerë”, theksoi zoti Miraka. Po ashtu ka shtuar më tej zoti Miraka, se kanë pasur përparësi në dëmshpërblim edhe personat që janë të sëmurë apo kanë pasur probleme të tjera.

Dëmshpërblimi për personat që nuk jetojnë

Pas mbylljes së kësaj faze do të fillojë dhënia e dëmshpërblimit për personat që nuk janë gjallë, por që paratë e tyre do i marrin trashëgimtarët. Zoti Miraka duke folur për “Telegraf” theksoi se, pas përfundimit të këstit të dytë për personat që janë gjallë do të fillojë dhënia e dëmshpërblimit për personat që nuk jetojnë por që lekët e tyre do t’i marrin trashëgimtarët e tyre. “Ne i kemi paraqitur një listë qeverisë të personave që kanë probleme për të marrë lekët dhe ne kanë premtuar që shumë shpejt do të fillojë dhënia e këstit të dytë. Po ashtu ligjet do të kalojnë në parlament dhe do të fillojë shumë shpejt dhe gjërat janë në vijën e duhur. Ka qenë një vendim që do të merrnin dëmshpërblim personat që ishim mbi 65 vjeç dhe ajo listë mbaroi dhe do të fillojë dëmshpërblimi për personat poshtë 65 vjeç”,theksoi zoti Miraka.

Dosjet me mangësi

Dosjet me mangësi janë dosje, në të cilat postohet dokumentacioni, dosje me dokumente të fotokopjuara të panoterizuara, ose ato me certifikata të fotokopjuara, të cilat nuk kanë vlerë pa u noterizuar, ose me numra llogarie, të cilat janë të hapur në monedhë të huaj – dhe kjo është e papranueshme vijojnë që të paraqiten shumë. Por dosjet me mangësi mund të jenë edhe ato ku mungojnë mjetet e identifikimit të personave që do të tërheqin paratë. “U bëjmë thirrje të gjithë personave që kanë depozituar dokumentacionet për të përfituar dëmshpërblim financiar, për shkak të viteve të burgut gjatë regjimit komunist, se çdo dosje që dorëzohet, duhet të bëhet sipas nenit 14, nr. ligjit 19831”,- tha më tej zoti Miraka.