Opozita bllokon Kuvendin

56
Opozita ka bllokuar sot foltoren e parlamentit. Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur se nuk do të lejojnë vazhdimin e seancës parlamentare nëse deputetët që kanë përfituar fonde publike nga qeveria nuk i dorëzohen drejtësisë. Në mënyrë të përsëritur, opozita ka kërkuar dërgimin në Kushtetuese të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka dhënë 5 minuta pushim duke kërkuar qetësimin e deputetëve të opozitës dhe rifillimin e seancës. Javën që kaloi parlamenti nuk votoi për dërgimin në kushtetuese të deputetit Rakip Suli, ndërkohe dy javë më parë, parlamenti dërgoi në kushtetuese mandatin e deputetit Koço Kokëdhima. Ai akuzohet se ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka ushtuar funksionin e deputetit.