“Nuk i mbajnë leqet”, Basha kërkon Ramën në Kuvend: Të marrë ato që merr dhe të vijë këtu

532
Sigal

Ashtu si deputetët e opozitës edhe kryeopozitari Lulzim Basha ka kërkuar me ngulm pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në këtë seancë parlamentare.

Ai tha se e dinte që “Nuk i mbajnë leqet”, por i kërkoi Ruçit të ndërpresë seancën deri sa kryeministri të jetë në sallë.

“Ndërprite seancën, qetësoje, këshilloje të marrë ato që merr, e të vijë këtu. nuk mundet ai ti bëjë bisht kësaj seance. Pezulloje merr masa deri sa të vijë”,- kërkoi ai.

Ndërkaq, përgjigjen ia ktheu kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili sqaroi se kryeministri do ishte sa më parë në Kuvend. Balla sqaroi se në këto momente kryeministri po zhvillonte një bisedë telefonike me homologun belg.