Balla i sulet Bashës: Mjerë shqiptarët për ty! Tregon pse nuk është Rama në Kuvend

549
Sigal

Pas kërkesës së kryetari të PD-së Lulzim Basha që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit për të diskutuar për vendimin e Luksemburgut për shtyrjen e negociatave, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ky i fundit ironizoi Bashën, ndërsa tha se mjerë shqiptarët që kanë një kryetar opozite si ai. Po ashtu sqaroi edhe mungesën e Ramës në sallë, ndërsa shtoi se kryeministri po zhvillon një bisedë telefonike me kryeministrin e Belgjikës.

“Duhet të jemi korrekt me ata që na ndjekin kur i referohemi rregullores së kuvendit. E mirëpresim një debat me ju sot për vendimin histori të hapjes ë negociatave. Jemi të gatshëm ta zhvillojmë atë. Por ju jeni të paimagjinueshëm. Ke kërkuar debat për raportin për dokumentet të ish-sigurimit. Je shumë i dobët përball çdo beteje. Jemi të gatshëm që të zhvillojmë edhe debat për shpresën tënde që s’janë hapur negociata. Ty Shyqyr që të kemi ne, por mjerë që të ka Shqipëria kryetar të opozitës. Unë propozoj që të nis debati me ministrin Bushati me 20 minutat e tij dhe më pas Rama do të jetë këtu menjëherë, pasi nuk e ka bosh kohën si ky këtu. Në këtë moment është në një telefonatë me kryeministrin e Belgjikës”, tha Balla.