Një akt antikushtetues me çmim të shtrenjtë për Shqipërinë!

469
Sigal

Nga Sali Berisha

Miq, shkatërrimi me qëllim kapjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese nga Edvin Mafia, ka zhdukur shtetin ligjor në Shqipëri, është njeri nga faktorët kryesorë të bllokimit të negociatave të Shqipërisë me BE, ka krijuar abuzim masiv në dhjetra mijra raste me të drejtat e njeriut, dhe ka shkaktuar vendit jo më pak se 4 miliardë euro dëme në çeshtjet civile, pronat dhe bizneset e bllokuara në fitimet e munguara në detyrime kamatash e në largimin e investimeve të huaja dhe refuzimin e prerë të investitorëve të huaj për të investuar në një vend pa shtet ligjor.

E gjitha kjo erdhi se për të kapur drejtësinë, Edvin Mafia përdori metoden topdown dmth metoden e dekompozimit apo shkatërrimit dhe ndërtimit nga sipër, në rastin konkret nga Edvin Mafia dhe narkohorrat e tij ne krye te Dvoran KED, Kunat KLP të institucioneve të shkatërruara.

Në këtë kontekst, për vendin, ndërtimi dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është një emergjencë e vertetë.

Por ndërtimi i tyre duke dhunuar në mënyrë flagrante kushtetutën, dmth ndërtimi i tyre jo si institucione kushtetuese të shtetit ligjor por si shpella të reja të mafies së Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij, është një ndëshkim i ri i Shqipërisë.

Kështu, këto ditë Edvin Mafia, i shërbyer nga një narkohorr si Dvorani që kaloi me sukses vetingun duke përdhos atë pasi nuk justifikonte rreth 100 milionë lekë dhe ishte blerë nga Albtelekomi me apartamente dhe dhjetra mijra euro për procese gjyqësore në konflikt flagrant interesi, zgjodhi dje në narkoparlamentin e tij, në shkellje flagrante të kushtetutës, dy anëtaret e asaj gjykate dhe shpalli të zgjedhur edhe anëtarin që duhet ta emëronte Presidenti, me qellimin më të turpshëm dhe kriminal për të përjashtuar nga mundësia e perzgjedhjes nga ky i fundit të një kandidate, e cila, ndonëse disa herë më e aftë se narkohorra të tipit Dvorani, nuk do të ishte një vegël e verbër e bindur në duart e Edvin Mafisë.

Së fundi, shpreh bindjen time të thellë se ky akt antikushtetues vërtet forcon pushtetin e Edvin Mafise por ndëshkon me tej Shqipërinë dhe mbyll edhe më shumë dyert e saj për hapjen e negociatave me BE!