Zbardhen vendimet e KM, Halil Hyseni zv/ministër i Jashtëm

408
Janë zbardhur vendimet e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Mësohet se është bërë pjesë e qeverisë edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Ndërkohë, Halil Hyseni i PDIU është emëruar zëvendësministër i Jashtëm. Gjithashtu, qeveria ka vendosur në këtë mbledhje një ndihmë financiare për familjen e komandantit të ndjerë, Simon Gjeta. Po ashtu, është krijuar Agjencia e Menaxhimit të Qendrave për Hapje, Dialog. Kjo agjenci ka si mision mbështetjen e projekteve dhe programeve. Si dhe është miratuar rregullorja e shërbimit të jashtëm të Shqipërisë.
Sigal