De Biazi në konferencë para ndeshjes: Objektivi ynë fitorja, të respektojmë kundërshtarin

478
Një ditë përara zhvillimit të ndeshjes me Serbinë, trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se do të respektojnë kundërshtarin në fushë. Tekniku i kombëtares tha se do të hyjnë në fushë me një objektiv, për të fituar.
Gianni De Biasi: “Kjo eshte nje ndeshje vendimtare për ne. Për mua tensioni është në nivele normale, është një ndeshmje e rëndesishme, tensioni është ai i duhuri. Kam pasur ide të qarta në formacion, pjesa më e rëndësishme e lojtërëve janë disponibël për këtë ndeshje. Kundërshtari është i fortë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira, por ne jemi te pergatitur.
Nuk besoj se është ndonjë andikap i madh, për ato minuta që kemi qenë në fushe ne kemi bërë një lojë të mirë. Ne kundërshtarin e njohim mirë, dhe qëllimi është rezultati pozitiv. Në do të futemi në lojë për të fiturar ndeshjen. Në hyjmë në fushë duke respektuar kundërshtarin, por duke arritur objektivat tona.
Për një trjaner kjo është ndeshja më e thjeshtë për tu pwrgatitur, sepse lojtarët e kanë motivimin brenda. Besoj që ne duhet të jemi inteligjentë në fushë dhe të shfrytëzojmë goditjet e këndit apo ato të dënimit për të fituar.”
Sigal