Nishani në Ukrainë, merr pjesë në ceremoninë e betimit të Poroshenkos

426
Sigal

UKRAINË- Presidenti Bujar Nishani është nisur dje drejt Kievit, Ukrainë, me ftesë të veçantë të Presidentit të porsazgjedhur Petro Poroshenko, pasi do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të betimit të Presidentit të ri të Ukrainës. Ceremonia e inaugurimit të Petro Poroshenko do të mbahet sot më 7 qershor. 20 liderë botërorë do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Poroshenkos, duke përfshirë zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, presidentin e BE-së, Herman van Rompuy. Gjithashtu, edhe Rusia ka njoftuar se do të jetë e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri ukrainas. Rusia nuk e ka njohur zyrtarisht zgjedhjen e Poroshenkos, por ka dhënë shenja se është e gatshme për bashkëpunim me lidershipin e ri ukrainas. Petro Poroshenko, ish-ministër i Jashtëm i Ukrainës në qeverinë e ish-Presidentit Janukoviç, u zgjodh në këtë post pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 25 majit, ku siguroi më shumë se 50% të votave.