Nishani kthen në Kuvend ligjin për anëtarësinë e detyrueshme në Dhomat e Tregtisë

351
Sigal

Presidenti
Nishani ka kthyer në Kuvend ligjin për Dhomat e Tregtisë. Ligji parashikonte
anëtarësimin e detyrueshëm të personave fizikë dhe juridikë të regjistruar në
QKR në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë. Të gjithë personat e anëtarësuar duhet
të paguanin me detyrim edhe një kuotë fikse, të përcaktuar nga Dhomat e
Tregtisë. Presidenti e arsyetoi si më poshtë vendimin e tij: “Ky qëndrim nuk
është në përputhje me rregullat bazë të ekonomisë së tregut. Shoqatat e
biznesit duhet të kryejnë aktivitet mbi bazën e rregullave që janë të drejta
dhe jo diskriminuese. Anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së
kuotës së anëtarësisë në dhomat e tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe
juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që
subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve. Ligji shkel nenin
46 të Kushtetutës ku përcaktohet qartë se ’Kushdo ka të drejtë të organizohet
kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm’ duke njohur kështu një parim
themelor të të drejtave themelore të njeriut për të marrë pjesë në organizatat
dhe shoqatat, qofshin politike, të biznesit apo tjetër, me vullnetin e tyre”.