Nishani çon në Kushtetuese “Kuvendin” për Cefën

50

TIRANE – Presidenti Nishani njëherazi kreu i KLD-së nuk pajtohet me vendimin e parlamentit për shkarkimin e vartësit të tij Evis Çefa dhe kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shpallë antikushtetues komisionin parlamentar hetimor për KLD. Gjetjet e këtij komisioni cuan në shkarkimin e nënkryetarit Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj më 23 tetor, ndërsa kërkohet që deri në një vendim përfundimtar nga gjykata të pezullohen vendimet e marra nga parlamenti që lidhen me KLD.


Presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dorëzon në Gjykatën Kushtetuese shpalljen e pavlefshëm të votimit të parlamentit për shkarkimin e ish-nënkryetarit të KLD-së Evis Cefa dhe anëtarit Lulëzim Lelçaj.

Gjykata Kuhstetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim këtë kërkesë dhe në datën18 dhjetor ka planifikuar seancën e parë ku pritet që jursitët e KLD-së dhe Parlamenti të përballen me argumentet ligjore.

Kjo seancë pritet të mbahet në një kohë ku pas shkarkimit të Çefës dhe Lelçajt Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi dy anëtarët e rinj të cilët përfaqësojnë parlamentin, e përkatësisht Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.

Në kërkesën e dorëzuar nga administrata e Këshillit të Lartë të Drejtëssisë kërkohet shpallja si antikushtetuese e ngritjes së komisionit hetimor për Çefën dhe Lelçajn si dhe pezullimi i vendimeve të marra nga parlamenti.

Pak ditë më parë ishte Gjykata Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën për pezullimin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për KLD-në, teksa pritet që ky proces i ri t’i vërë palët sërish përballë ku ajo çka duket është se Nishni nuk tërhiqet nga mbrojtia e ish-vartësit të tij Evis Çefa dhe pse tashmë i shkarkuar me votim unanim të Kuvendit prej një muaji.