Ngrihet komisioni hetimor për Tahirin

668
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike, përfshi këtu rastin për të cilin prokuroria po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa nënkryetare socialistja Ermonela Felaj. Çështjet që do të hetohen do të jetë “Roli, dijenia dhe përgjegjësia e kryeministrit, anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, veprimet apo mosveprimet e tyre, në parandalimin dhe ndëshkimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit apo trafikimit të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, opozita kërkon hetim për “Arsyet e veprimeve dhe sjelljes së kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave në intimidimin e organit të prokurorisë mbi çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri”.
Sigal