Nesër populli ngrihet kundër qeverisë! PROTESTË për rritjen e çmimit të naftës

688
Sigal

Teksa qeveria e Ramës fut çdo ditë duart në xhepat e shqiptarëve… Këtë e realizon jo vetëm me rritjen e taksave, por përmendim sëfundmi edhe dëmshpërblimin ndaj Francesco Becchettit prej 111 milionë eurosh e për t’i vënë vulën rritjes me 20 lekë të çmimit të naftës. Populli ka vendosur të bëhet bashkë ditën e nesërme për të protestuar kundër vendimit të qeverisë.

Duke mos u udhëhequr nga asnjë parti, kjo e hënë pritet të rikthejë bujshëm bashkimin popullor ndaj padrejtësisë qeveritare.

Projektligji i qeverisë parashikon ngritjen me 20 lekë për litër të naftës.

Në këtë protestë ditën e nesërme do të bashkohen qytetarë që kanë në përdorim automjete, por edhe qytetarë që protestojnë kundër rritjes së taksave.

Në posterin që është bërë viral në rrjetet sociale, shkruhet:

Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”