Nesër për herë të parë mblidhet Këshilli politik për reformën zgjedhore

169

Këshilli Politik do të mblidhet nesër për herë të parë në orën 17:00.

Ky Këshill u krijua dje nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Këshilli politik do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.

Ndërkohë sot në orën 20:30 aleatët do të mblidhen në selinë e PD për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në këtë këshill.