Negociatat, lëvizja e re e ambasadorëve, “zbarkojnë” në zyrën e Metës

473
Pas dështimit të negociatave me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein mbrëmjen e djeshme, ambasadori amerikan në Tiranë, Ambasadorët Donald Lu, Bernd Borchard dhe Romana Vlahutin kanë intensifikuar takimet e tyre. Pas takimit të Donald Lu me kryeministrin Edi Rama në kryeministri, ambasadorët kanë zhvilluar takimin e radhës me kreun e LSI-së Ilir Meta, në kryesinë e Kuvendit.
Në fokus të bisedës së tyre mendohet të jetë zgjidhja e ngërçit politik në vend. Ndërkohë, Rama zhvilloi sot dhe një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Pas dështimit të negociatave me opozitës, aleatët Rama-Meta diskutuan për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nesër (27 Prill) është raundi i tretë.

Kujtojmë se për të gjetur një zgjidhje kryeministri dje bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve, vend ku u ulën palët por dialog.

Sipas propozimit të Ramës, ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit. Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.
Sigal