Eurostat jep alarmin/ Prof. Dr. Tritan Shehu: Shqipëria e fundit në Europë për financimin e shëndetësisë

484
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka ngritur shqetësiminm, lidhur me financimin për shëndestësinë në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu duke iu referuar të dhënave të INSTAT, shprehet se Shqipëria zë vëndin e fundit në kontinentin Europian për per financimin e shendetësisë, e cila është 3,5 herë më e ulët se mesatarja e BE-së.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Sipas te dhenave te fundit te Eurostat ne baze te GDP se Buxhetit per financimin e shendetesise jemi 3,5 here me poshte se mezatarja e BE, 2 here ndaj asaj te Rajonit…. edhe ndaj Bosnjes 3 here me poshte.

Ndersa ne vlera absolute te financimit prej Buxhetit per fryme popullesie, kjo diference ndaj mezatares se vendeve te BE rritet ne reth 10 here.

Dhe kjo ndodh megjithese te dhenat e ofruara Eurostat-it nga institucionet tona kerkojne te “zbusin” realitetin.

Financimet nga Buxheti jane fryre artificialisht duke i llogaritur ato 2,8%, te GDP, ndersa ne te vertete jane vetem 2%, pa permendur ketu ceshtjen e Qendres se Traumes.

Kjo sepse 0,8 % te GDP te llogaritur vijne nga te ardhurat e Kontributeve Direkte, pra nga sektori sigurativ, qe mund te jete publik autonom, privat ose te dyja bashke e ku kontribuohet drejt per se drejti nga qytetaret, pra keto nuk duhet te llogariten si pjese e financimit te Buxhetit te Shtetit, por vetem si pjese e shpenzimeve.

Problem tjeter jane shpenzimet (jo financimet) per shendetesine, qe jane “kokeposhte” (anti sociale), sepse pagesat direkte nga publiku (direkt nga xhepi), zene mbi 50% te shpenzimeve me tendence rritje galopante, parameter ky shume larg nivelit minimal social europian.

Me keto parametra kaq larg Europes, ndersa “shendetesia falas” qofte dhe me surealizmin e saj “avulloi”, vecse “Afrika Qendrore” po na afrohet.