Ditën e nesërme, 21 janar 2019, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të nisë një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç. Me rastin e kësaj vizite, në disa rrugë të Podgoricës janë vendosur flamujt kuqezi, në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Disa foto të shkrepura gjatë mbrëmjes së sotme, 20 janar, në Podgoricë tregojnë atmosferën në kryeqytetin malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.