Sigal

Thomas Strakosha humb derbin me Elseid Hysajn. Në fakt, nuk pati një përplasje reale shqiptarësh në fushën e blertë në Napoli-Lazio 2-1, pasi mbrojtësi shkodran qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave, ndërsa tre minuta të çmendura nga fundi i pjesës së parë  shkatërruan shpresën e portierit kuqezi  të bardhekaltërve për të dalë me pikë nga “San Paolo”.

Callejon shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 34-t, pasi mori një pasim të zgjuar nga Mertens, ndësa 3 minuta më vonë, Milik ekzekutoi me mjeshtëri një goditje dënimi, që e la thuajse të palëvizur Strakoshën.

Ne pjesën e dytë kryeqytetasit bënë të pamundurën për për të ndryshuar rezultatin dhe ia arritën me Ciro Immobilen në minutën e 65-të, por gjithçka u bë edhe më e vështirë për lacialët kur Acerbi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, çka i dha mundësi Napolit ta administronte me qetësi epërsinë.

Një humbje kjo që i kushton shumë Lazios, që jo vetëm ka rrëshqitur nga zona Champions, por tani rrezikon të parakalohet edhe nga Atalanta e Milani, që kanë vetëm një pikë më pak, 31.