Ndryshon numrin dosja e bujshme “184”, prokurorët e Dibrës zgjatin me tre muaj afatet: Po e studiojmë

124

Prokuroria e Dibrës ka zgjatur me tre muaj afatet për dosjen e bujshme “184”, e cila përmban përgjimet e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, ministrave, ish-ministrave dhe deputetëve, për pazaret e shit-blerjes së votave në Qarkun e Dibrës, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2016.

Burime i thonë se prokurorët e Dibrës janë duke studiuar dosjen.

Ndërkohë që raportohet se dosja “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.

Dosja ku po hetohet shit-blerja e votave, u transferua në Dibër, pas Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.