21 vjeçari shqiptar u vra barbarisht në Londër, arrestohen dy napolitanë

619
Sigal

Një i ri shqiptar, Serxhio Marku, 21 vjeç, u vra në Brighton, në jug të Londrës. I riu u gjet i plagosur rëndë në një apartament në rrugën Stafford.

Por ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, dhe pasi u dërgua në spital ai vdiq menjëherë.

Për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar në Londër, u arrestuan dy napolitanë Francesco D’Agostino, 44 vjeç, dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç.

Megjithë arrestimin, shkaqet që çuan në këtë vrasje mbeten të paqarta. Për këtë arsye, policia po përpiqet të zbulojë më shumë rreth të kaluarës së viktimës.