Monika Kryemadhi ndërpret fjalën: T’i hapim rrugën ambulancës

409
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi teksa ka qenë duke folur ka ndërprerë për disa momente fjalën e saj nga Bradasheshi. Shkak për këtë është bërë kalimi në rrugë i një ambulance, me gjasa duke transportuar një të sëmurë.
”T’i hapim rrugën ambulancës”, u shpreh kryetarja e LSI-së. Kryemadhi tha mes të tjerash se Rama është një frikacak, prandaj ka thënë sot në Kuvend se do të tërhiqej nga tarifa e Rrugës së Kombit. Ajo tha se protesta është e qytetarëve, dhe ata ndodhen në rrugë për të garantuar të drejtat e tyre.
‘’Nuk do të ndalemi me kërkesat tona, deri sa Rama të tërhiqet. Kërkesat tona janë të qarta, heqja e taksës së Rrugës, lirimi i kuksianëve, heqja e taksës së banesave, dhe TVSH-së për biznesin e vogël.
Kalimi i ambulancave është shoqëruar me brohoritje nga ana e protestuesve, të cilët janë grumbulluar nga ora 10 e mëngjesit të sotëm.
Sigal